Kullat e Jasharëve

(Mos)kujdesi i dorës së shtetit për Kullat e Familjes Jashari

Kjo pamje që identifikon simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u krijua nga fillorist të shkollave të ndryshme të Kosovës.

Këta nxënës edhe pse të vegjël nga mosha kanë arritur të kuptojnë peshën që mban Prekazi dhe kompleksi memorial i Jasharëve.

Vetëm një ditë para fillimit të “Epopesë së UÇK-së”, filloristët po ngjiten këtyre shkallëve që janë mburojë për kullat e familjes Jashari.

Pesha e historisë është e madhe, por kujdesi ndaj këtyre kullave që bën historinë e Kosovës duket të jetë i zbehtë.

“Në ketë pjesë ku ne jemi duke shkelur, është vendi ku bëjnë hapa qindra vizitorë në kompleksin “Adem Jashari”, por gjendja e tyre nga dita ne ditë është duke u rënduar.

Shaku i gjendjes jo të sigurtë arsimëtrët nuk patën guximin që nxënësit t’i lejonin që të ngjiten shkallëve.

Ismet Topalli- Arsimtar i Shkollës fillore “Ali Gashi”, Çikatovë e Re ka theksuar se “ Është rrezik për fëmijët pasi vijnë më mijan e mija në ditë me vizitu, unë desha që fëmijët më shku nalt por nuk pata guxim mi lanë se është rrezik më shku lartë shkallëve. Është dasht ma herët më intervenu, këta kanë dhanë shumë ma shumë se kullat dhe janë monumente që duhen të ruhen e jo të shkatërrohen se këto nga dita në ditë po vinë tu u shkatrru”.

Të deshpëruar me gjendjen, ishin edhe vizitorët e tjerë.

Valton Krusha-Vizitor ka theksuar se “Gjendja qenka e mjerueshme, ashtu siç po shihet, duhet dora e institucioneve me bë një intervenim të tërë”.

Ai që ishte pjese e çdo komisioni qeveritar, Emin Lati, për mos intervenim tek kullat e Jasharëve ka ndikuar shumë ndërrimi i shpeshtë i qeverive. Kryetari i OVL-UÇK-së në Skenderaj ka shprehur zhgënjimin që ky qytet kësaj radhe është lënë anash nga këshilli organizativ për Epopenë nga Qeveria e Kosovës.

Emin Lati-Kryetari i OVL UÇK-së dega në Skenderaj ka deklaruar se “Fatkeqësisht po bjenë qeveria e po bjenë edhe komisionin. 25 vjet pas luftës këto punë s’u dashtë mu ba llaf hiq”.

Ministrinë e Kulturë kishte hapur një tender për zhvillimin e master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku vlera totale e këtij tenderi ishte 3 milionë euro, por që lënda kishte qëndruar për një kohë në OSHP. Një operator ekonomik ka dorëzuar padi në Gjykatën Komerciale, pasi i njëjti nuk e fitoi tenderin për master planin për kompleksin memorial “Adem Jashari”.

VIDEO BONUS: Kurti Anëtarësimi në BE, zgjidhje për kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë