Ministria ruse e Punëve të Jashtme e ka dënuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Pejë, ku sipas kësaj ministrie ka paralajmëruar krijimin e shtetit të bashkuar shqiptar.
Ministria ka theksuar se Rama këtë deklaratë e ka thënë në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ndërsa ka ftuar që të reagojnë SHBA-ja dhe BE-ja.
“Vendosmërisht e dënojmë provokimin e radhës, i drejtuar në forcimin e ideologjisë së ‘Shqipërisë së Madhe’”, thuhet në njoftim, transmeton Ballkani.info.
“Një retorikë e tillë mund të sjell rrënimin e stabilitetit në Ballkan, rishfaqjen e dhunës nderetnike, cenimin e përpjekjeve shumëvjeçare të bashkësisë ndërkombëtare që të sjellë paqe në rajon”, theksohet në njoftim.
Ministria ruse ka shtuar se pret që SHBA-të dhe BE-ja “të reagojnë ndaj provokimit të Tiranës dhe Prishtinës”.
Tutje thuhet se nëse politikanë shqiptarë dhe kosovarë e përserisin një gjë të tillë, kjo do të thotë se ky projekt e ka mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit. /Ballkani.info/







