Moska konfirmon se gjatë natës ka goditur me raketa depot me armë të Ukrainës

Moska ka konfirmuar se gjatë natës ka kryer një mori sulmesh me raketa në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se me anë të raketave me precizitet të lartë ka goditur depot me “armë të huaja dhe pajisje”, raporton CNN.

“Gjatë natës, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kanë kryer sulme me raketa me rreze të gjata, nga deti dhe ajri, mbi armët e huaja që ka si rezerva armiku. Caku është arritur. Të gjitha objektet e synuara janë goditur”, thuhet në njoftim.

.

Nga Moska thonë se kanë shkatërruar sasi të mëdha armatimi të Ukrainës me anë të sulmeve raketore.