Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të mërkurën ka paralajmëruar për një përgjigje ‘të mirë përgatitur dhe të dhimbshme’ ndaj Shteteve të Bashkuara pasi që administrata Biden vendosi sanksione ndaj Moskës.

Deklarata thotë se sanksionet janë pjesë e ‘përpjekjeve të vazhdueshme të Ëashingtonit për të ndryshuar trajektoren e Rusisë’ dhe shton se presioni do të dëshmohet se nuk është zmbrapsje, shkruan CNN.

“Rusia ka treguar se, pa marrë parasysh kostot e sanksioneve, ajo është në gjendje të minimizoj dëmet, Madje, edhe te tregojë se presioni i sanksioneve nuk është në gjendje të prekë vendosmërinë tonë për të mbrojtur interesat tona”, thuhet në njoftim.

Ministria ruse gjithashtu ri konfirmoi se ajo është e hapur për diplomaci, por paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin një përgjigje nga Rusia.

“Ne jemi të hapur për diplomaci që bazohen në parimet e respektit reciprok, barazi dhe konsideratë ndaj interesave të njëri-tjetrit. Nuk ka dyshim që sanksionet do të marrin një përgjigje të fortë, jo domosdoshmërisht të njëjtë, por të mirë përgatitur dhe të dhimbshme ndaj palës amerikane”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e ministrisë ruse.