Moska futet në karantinë shkaku i koronavirusit

Kryeqyteti i Rusisë do të futet në karantinë nga e hëna për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi kryetari i tij, Sergei Sobyanin.

Ai njoftoi përmes një deklarate se të gjithë banorët se Moskës do ta kenë të ndaluar në shumicën e rasteve largimin nga shtëpitë dhe lëvizjen në këtë qytet, përpos rasteve kur kanë leje të veçantë nga autoritetet.

Megjithatë, banorët do të kenë të drejtë të dalin për të blerë ushqim dhe ilaçe, t’i shëtisin kafshët deri 100 metra larg shtëpisë dhe t’i largojnë mbeturinat.

Ndërkohë autoritetet ruse të dielën i konfirmuan 270 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 1534 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së virusit të ri, Rusia e ka ndaluar hyrjen e të huajve në territorin e saj dhe i ka ndërprerë fluturimet ndërkombëtare.

Koronavirusi së pari u shfaq në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar dhe tashmë është përhapur në 177 shtete dhe territore në mbarë botën. Mbi 720 mijë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 34 mijë kanë vdekur.