Moshat e dy personave që vdiqën sot nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona kanë vdekur sot nga virusi Covid-19.

Të vdekur janë dy meshkuj. Njëri i grupmoshës 50-59 vjeç grupmoshës 50-59 vjeç dhe tjetri 70-79 vjeç.

Sipas MSH-së, sot janë shënuar 373 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë janë shëruar 1.710 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 9.461.

Njoftimi i plotë:

15 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.802.978 doza të vaksinës.

 Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

  Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

  Gjatë 24 orëve të fundit, jana shënuar 2 raste të vdekjes.

  Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.

 Në total numri i rasteve aktive është 9.461.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!