Moshat e 19 viktimave që vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit

19 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 12 prej viktimave janë burra dhe 7 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 30-39 vjeç, tri viktima të grupmoshës 50-59, tri viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç, shtatë viktima të grupmoshës 70-79 vjeç dhe 5 viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën Obiliqit, Ferizajt, Podujevës, Malishevës, Kaçanikut, Istogut, Prishtinës, Dragashit, Vitisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Gllogovcit, Mitrovicës së Veriut, Kamenicës dhe Pejës.