Numri i viktimave nga koronavirusi në Prishtinë ka shkuar në 34, ku kryesisht mosha e të vdekurve është mbi 74 vjeç. 8 persona të kësaj moshe kanë vdekur deri tani nga koronavirusi në Prishtinë.
Betejës me koronavirus nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë edhe moshat më të reja. Mosha më e re e të vdekurve nga koronavirusi në Prishtinë është 15-24 vjeç, ku janë shënuar gjithsej 2 viktima.
6 persona të moshës 25-34 vjeç kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 6 viktima të tjera janë të moshës 35-44 vjeç.
6 viktima janë të moshës 55-64 vjeç, ndërsa vetëm 1 viktimë është shënuar e moshës 45-54 vjeç.








