Mosformimi i Qeverisë, Blerta Deliu e PDK-së ironizon me Kurtin

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, kreu i VV-së, Albin Kurti, kishte deklaruar se brenda 72 orëve do të zyrtarizojnë lidhjen e koalicionit qeverisës me LDK-së.

Por kjo nuk ndodhi edhe pas saktësisht tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të reja.

E me këtë deklaratë të Kurtit ka ironizuar keq Blerta Deliu nga PDK që ka fituar edhe një mandat të deputetes, shkruan Reporteri.net.

“Ani thojke: “na duhen 72 orë pas çertifikimit të rezultateve me e kriju koalicionin qeverisës” 

Sot, fiks tre muaj prej zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Diskutimet vazhdojnë ”, ka shkruar ajo në Facebook./Ballkani.info/