Mbindërtimet e ndërtimet pa leje në kryeqytet nuk kanë të ndalur, së fundmi një i tillë është realizuar edhe nga këngëtari Naim Abazi.

Mbi banesën e tij në lagjen “Bregu i Diellit” tashmë ka përfunduar një mbindërtim, për të cilin Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në shtator të viti të kaluar, kishte urdhëruar palën që të sanoj vetëm pjesët e dëmtuara nga zjarri, duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme.

“Për mosrespektim të urdhrit për ndërtimin e njëjtë, inspektorati me datë 18.09.2023, ka urdhëruar palën që kulmin ta kthej në gjendjen e mëparshme, dhe ka shqiptuar gjobë për shkeljet e gjetura”.

Megjithatë, duket se inspektorati është dorëzuar para këngëtarit, pasi ky mbindërtim tashmë ka përfunduar.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, mbindërtimi në banesën e këngëtarit është finalizuar.

Megjithatë, bashkëshortja e Naim Abazit, këngëtarja Mihrije Braha ka mohuar kategorikisht për Ballkani.info se ky është një mbindërtim.

Ajo ka thënë se banesa është duke u rinovuar, pasi ishte djegur nga zjarri, madje ajo ka kërkuar edhe që të mos merremi me këtë çështje.

Ballkani.info ka kontaktuar edhe me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës, pro të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

@ballkani.info Shteti “dorëzohet” para këngëtarëve: Përfundon mbindërtimi te banesa e Naim Abazit. Mihrije Braha mohon gjithçka, “ Mos u merrni me atë punë”. #mihrijebraha #naimabazi #prishtina #kosovo #viral ♬ original sound – Ballkani.info