“Mos të bëjmë gabimin e Italisë”, Alketa Vejsiu apelon qytetarët

Alketa ka një thirrje për gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Në Shqipëri deri tani janë duke u trajtuar 10 raste të të infektuarve me koronavirus.

Qytetarët kanë marrë masat e para për t’u mbrojtur nga koronavirusi, për shkak se është lehtë i transmetueshëm.

Së fundi, moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë apel që të mos i lejojnë fëmijët të dalin në parqet e lodrave.

Ngase, Italia në këtë mënyrë po përballet me numër të madh të të infektuarve, për shkak se nuk e kishin marrë fillimisht si serioze këtë situatë.

“Mos nxirrni femijet ne Parqet e Lojrave! Mos bejme Gabimin e Italise! Virusi merret me prekje! Mos bejme “te fortet” he se sna gjen gje!”, ka shkruar ajo.

Alketa është aktualisht e angazhuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.