Mos paçi netë si ajo e Ermalit! Aktori zbulon ç’i ka punuar i biri

Aktori Ermal Mamaqi me dozën e humorit që asnjëherë nuk i mungon, na ka treguar se mbrëmjen e djeshme nuk ka kaluar një natë të qetë. Shkak për këtë duket se është bërë i biri, Joeli, me të cilin ka ndarë krevatin, dhe është detyruar që të përballojë disa goditje në kokë si dhe shkelma në fytyrë.

I frymëzuar nga situata që ka përjetuar vetë, Ermali rekomandon ndjekësit në rrjetet sociale që të kujdesen për veten, dhe të mbrojnë partnerët e tyre nga fëmijët.

Postimi i plotë i Mamaqit:

Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë…

Sot natën : 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turive … 3 herë kam rreziku të më dali syri. Mbroni veten miq. Mos flini me fëmijët. Ata nuk dinë çbëjnë në gjumë. Ose bëjnë sikur janë në gjumë dhe na rrafin se ne i detyrojmë të hanë bukë dhe të bëjnë mësimet.

Kujdesuni për veten. Mbroni partnerin nga fëmijët. Shpëtoni sa më shumë sy të mundeni. Ju përqafoj miq.