Emisioni

Mos Luana po vjen me ‘Zemër Luana’?

Luana Vjollca ka mbyllur plot sukses një format gjigant televiziv si “Love Island”, e teksa shijoi disa ditë pushimi pas mbylljes së tij, duket se tashmë i është rikthyer sërish punës.

Nëpërmjet një story të publikuar, ajo shfaqet në zyrën e saj në ambientet e televizionit Klan, ku mbi një bllok që gjendet në tryezën e saj shohim të shkruar “Zemër Luana”.

“A tja nisim nga puna a jo?”-ka shkruar gjithashtu ajo në një ask, ku mesa duket na bën të ditur se programi mund të nisë së shpejti.

Ne të gjithë mezi po e presin rikthimin në ekran të saj me një projekt si “Zemër Luana”, të cilin e kemi kërkuar kaq shumë dhe mbase Luana do na e plotësojë si dëshirë.