MOS lejoni t’ju manipulojnë, 3 llojet e njerëzve toksikë që duhet të shmangni me çdo kusht

Njerëzit toksikë janë kudo. Ne mund të jetojmë me ta, të punojmë me ta, të ndajmë sekretet apo edhe momentet më të rëndësishme të jetës pa ditur që negativiteti dhe dashakeqësia e tyre po na helmojnë çdo ditë. Fatkeqësisht, njerëzit toksikë nuk janë me “etiketë”, por ja gjërat që duhet të shihni:

1.Luajnë gjithmonë rolin e viktimës:

Nuk ka rëndësi në çfarë situate ndodhen, apo kë kanë përballë, njerëzit toksikë gjejnë gjithmonë një arsye për t’u viktimizuar. Nuk marrin kurrë përgjegjësinë për gjërat që bëjnë dhe ua lënë gjithmonë fajin të tjerëve. Në momentin që arrijnë atë që duan, nxjerrin asin nën mëngë dhe luajnë rolin e të pafajshmëve.

2.Duan të jenë në qendër të vëmendjes:

Kjo lloj nevoje për të qenë në qendër të vëmendjes mund të arrijë deri në atë pikë, sa të shndërrohet në një delir të sëmurë. U pëlqen të ndërpresin të tjerët, të tregojnë se ata janë më të mirët dhe të afirojmë emrin dhe punën e tyre në çdo moment.

3.Janë paragjykues:

Ambienti që i rrethon këta njerëz është shumë negativ dhe ata nuk arrijnë të dalin përtej strofullës së tyre. Nuk e kanë të lehtë të pranojnë të renë dhe paragjykojnë gjithçka e gjthkënd. Janë gjithmonë në fazë sulmi.