“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, Kamberi: Mesazhi që ia dha Bërnabiq shqiptarëve të Luginës

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, Kamberi: Mesazhi që ia dha Bërnabiq shqiptarëve të Luginës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka interpretuar një pjesë të fjalimit të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, dje në Bled të Sllovenisë për komunitetin shqiptar në Serbi.

“Brnabiq, paska thënë se “shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush””, ka shkruar Kamberi, duke shtuar se kjo i bie që shqiptarët duhet të mjaftohen meqë s’po vriten

““Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled , e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë. Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimsëi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër”.

Për deklaratën e kryeministres serbe se “shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush”, Kamberi ka radhitur krimet serbe në Luginë të Preshevës.