Mos ia mësyni sot këtyre dy rrugëve të Prishtinës

Policia e Kosovës pas kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për sigurinë para ndeshjes Kosovë-Mali i Zi.

Në bazë të planit operacional të Policisë Drejtoria Rajonale e Prishtinës, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, PK do të veproj në gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Me këtë rast, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

Enver Zymberi dhe Rinia.

Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (14.10.2019), që nga ora 10:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

loading…