Mos i rregulloni thonjtë në këtë kohë pandemie

Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të ndikojë në komunitetet në të gjithë botën, ekspertët po këshillojnë njerëzit për mënyrat më të mira për të vazhduar në rutinat e tyre personale, duke përfshirë qëndrimin e sigurt gjatë blerjes së sendeve ushqimore, pastrimit të produkteve nga supermarketi dhe praktikat më të mira të kujdesit për lëkurën për distancimin shoqëror.

E një nga këshillat të cilën ekspertët dhe doktorët vazhdojnë ta theksojnë ka lidhje me thonjtë. T’i mbajmë të shkurtër, pa llak ose gel thonjsh.

Ende nuk dihet se sa kohë mund të jetojë koronavirusi në lëkurë dhe thonj, por thonjtë më të gjatë lehtësojnë përhapjen e viruseve.

Në një intervistë me Insider, Redaktorja e Mjekësisë WebMD, Dr. Neha Pathak, një mjeke e çertifikuar nga kujdesi parësor që përqendrohet në mjekësinë e brendshme dhe stilin e jetës, detajoi se si njerëzit duhet të kujdesen për thonjtë e tyre gjatë shpërthimit të koronavirusit – dhe çfarë përfaqëson një gjatësi të sigurt për thonjtë.

“Thonjtë absolutisht mund të kenë mikrobe dhe të lejojnë përhapjen. Ne nuk e dimë akoma se sa kohë koronavirusi i ri mund të jetojë në lëkurën dhe thonjtë tanë, por sigurisht që mjaft kohë për të lejuar përhapjen nëse nuk pastrojmë siç duhet duart dhe thonjtë tanë,” tha Pathak.

Pathak rekomandon që njerëzit të mbajnë thonjtë e tyre të shkurtuar që nuk kalojnë mbi majën e gishtit.

Sa i përket manikyreve ajo këshillon që të mbajmë thonjtë të pastër nga cdo lloj produkti të bukurisë. Geli i thonjve ka tendencë të qahet pas një kohe, e kjo krijon ambient mledhës të baktereve. E njëjta vlen edhe për llaqet e thonjve që përdorim në shtëpi.

Më e mira është që të pastrojmë gjithë manikyrin nga thonjtë tanë gjatë kësaj situatë problematike. Mbetet në dorën tonë që ta kalojmë sa më shpejtë pandeminë e të jemi të sigurt për të bërë një manikyr të bukur tek estetistja.

Pastroni thonjtë, qëndroni të sigurt!