Mos e nënvlerësoni koren e bukës, ja çfarë të mire i sjell organizmit konsumimi i saj

Korja e bukës konsiderohet më inferiore në krahasim me tulin e butë e lehtësisht të përtypshëm të saj.

Megjithatë, në aspektin shëndetësor korja e bukës është shumë herë më superiore. Studimet e kryera mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumimin e korës së bukës sesa tulin e saj.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

Në vitin 2002 një studim i kryer në Gjermani, zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme. Referuar studimeve ky antioksidant gjendet më shumë tek korja e bukës sesa tek tuli. Antioksidanti quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Është e pasur me fibër

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës. Korja e bukës përmban sasinë më të lartë të fibrave.

Cila bukë është më e mirë?

Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve. Sipas tyre është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit. Një buke e tillë është e pasur me shumë fibra.
Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë që përmban më pak fibër. Një buke e tillë ka më pak vlera. Sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera.

loading...