Mos e humbisni momentin më simpatik të dasmës, flet burri i Shkurte Fejzës

Dasma e djalit të këngëtares Shkurte Fejza mori shumë vëmendje. Përpara hyrjes së çiftit, Fejza bashkë me bashkëshortin e saj iu drejtuan të pranishmëve në dasmë.

I falënderuan për pjesëmarrje, gjersa Hajrushi në një moment pati disa fjalë edhe për Shkurte Fejzën dhe familjen e saj.

“Dua të falënderoj edhe familjen e Shkurtes që ma kanë dhënë një nuse kaq të mirë”, tha pos tjerash ai teksa menjëherë nisen duartrokitjet e  brohoritjet e dasmorëve.