20 vjeçari Armand Duplantis është rekorder i ri botëror në kërcim me purtek. I riu suedez e ka përmiresuar rekordin e deritashëm për një centimetër në mitingun e Torinos.

Për një kohë shumë të gjatë, Sergej Bubka, ukrainasi legjendar, ka qenë rekorder absolut, shkruan Ballkani.info. Ky kërcyes me purtek ka qenë gjashtë herë kampion botëtror, derisa ishte edhe kampion olimpik në Seul 1998.

Kishte menduar se kufiri i tij magjik prej 6 metra e 15 centimetra do të ishte punë e vështirë për të gjithë. Para gjashtë vjetësh, Rene Lavileni e vendosi rekordin gjata garave në sallë të mbyllur, mirëpo nga sot të gjithë duhet të mbajnë mirë në mend Armand Duplantisin.

“Këtë e kam ëndërruar që kur isha tre vjeç. Viti ka filluar shumë mirë për mua”, ka thënë i entuziasmuar Duplantis. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=185&v=xxVpfZYwsDg&feature=emb_title