Mos dilni pa maska, kjo është ndotja e ajrit në Prishtinë

Ndotja e ajrit vazhdon edhe sot në Prishtinë.Sot në Prishtinë ndotja e ajrit ka arritur pikën më të lartë të rrezikshmërisë.

Në bazë të matjes që është bërë në ora 19:00, sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, del se ndotja e ajrit ka arritur në 324 AQI.

Kjo masë e ndotjes llogaritet të jetë e rrezikshme, prandaj edhe nuk këshillohet që të dilni pa maska nëpër qytet.