Nën-Sekretarja Parlamentare e Shtetit për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë, në Britaninë e Madhe, Wendy Morton, ka shprehur qëndrimin zyrtar rreth dialogut Kosovë-Serbi, pas takimit që kishte me të dërguarin special Miroslav Lajcak.

Morton, përmes një shkrimi në Twitter, tha se rikonfirmoj mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo shtoi se sot kishte takim me të dërguarin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, derisa tha se ranë dakord të vazhdojnë punën së bashku për të mbështetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për gjithë rajonin.

‘’ Unë rikonfirmova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Dialogun Serbi / Kosovë sot në diskutim me Përfaqësuesin Special të BE-së, MiroslavLajcak. Ne ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar të gjithë rajonin’’, shkroi Morton.

Deklarata e Morton, vjen pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me presidentin serb, Aleksandar Vucic. Pas këtij takimi të dy liderët dolën në konferencë për media ku shprehën qëndrimet e tyre rreth asaj çka biseduan. Takimi i parë mes tyre nuk solli ndonjë rezultat të qartë.