Mori vaksinën ruse kundër Covid-19, zbulohet gjendja shëndetësore e çikës së Putin

Më 11 gusht, qeveria ruse regjistroi zyrtarisht “Sputnik V” si vaksinën e parë në botë kundër Covid-19.

Pas njoftimit për vaksinën kundër koronavorusit, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se njëra nga vajzat e tij ishte vaksinuar.

Në një intervistë për mediat ruse, Putin zbuloi se njëra nga të bijat e tij, e cila ishte vaksinuar kundër Covid-19, kishte zhvilluar antitrupa kundër virusit.

‘Është mjaft e qartë për specialistët tanë se kjo vaksinë krijon imunitet të qëndrueshëm, përfshirë antitrupa, sikurse i ndodhi vajzës sime. Vaksina nuk është e dëmshme, faleminderit zotit, vajza ime po ndihet mirë”, tha Putin.

Por autoritetet ruse nuk ofruan prova shkencore për të mbështetur këto pretendime.