Mori pjesë në luftë si ushtar, vritet nga forcat ruse gazetari ukrainas

Victor Dudar, një gazetar nga rajoni Lviv ka vdekur gjatë luftimeve me forcat pushtuese ruse pranë Mykolaiv. Pravda shkruan se sipas kolegëve, Dudar shkoi në zyrën e regjistrimit ushtarak për të mbrojtur Ukrainën si pjesëtar i Forcave të Armatosura në ditën e parë të luftës në shkallë të gjerë, po ka humbur jetën nga sulmet ruse.

Në 2014-2015, Victor Dudar doli vullnetar për të luftuar në vijën e parë të Donbas.

Më vonë ai u bë rezervist. Ndërsa ditën e fundit e kaloi në hetime gazetareske dhe pasqyrim të situatave ushtarake.

Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen dhe kolegët e Viktor Dudar.