Reagim

Mori lëvdata nga BE për bashkëpunimin me Specialen, OVL-UÇK i reagon ashpër Kurtit

Një raport i Këshillit të BE-së ku kryeministri Kurti lavdërohet për bashkëpunimin me Specialen ka shkaktuar reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë.

Sekretari i saj, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Organizata që ai udhëheq aktualisht, kërkon transparencë nga Kurti në këtë drejtim.

Ai ka kërkuar që Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim.

Postimi i plotë:

Në bazë të një raporti të BE-së, i cili po publikohet nëpër media, theksohet se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.

Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Si OVL UÇK kërkojmë që kryeministri Albin Kurti të jetë transparent me publikun dhe të tregojë se a është takuar në Bruksel me Dhomat e Specializuara për t’iu ofruar bashkëpunim.