Morena Taraku është emër eminent i skenës vendore dhe jo vetëm.
Karriera e saj së pari si modele, pastaj edhe si këngëtare i ka dhënë bujë të madhe artistes, por si duket ajo famën më të madhe e fitoi nga pushimet luksoze në vendet ekzotike dhe ekspozimit të veturave të shtrenjta në rrjetet sociale.
Ndaj saj u bë një përgjim telefoni teksa Taraku flet me një person që duket të jetë ish i dashuri i saj (një burrë i martuar), me vendbanim jashtë Kosovës.
Fjalët më të shpeshta që Morena i përmend në bisedën telefonike janë eksplicite derisa po të njëjtat ia kanë kthyer “boomerang” ndjekësit në Instagram.
Muaj më parë u tha që vetura e tipit Bentley i regjistruar në emër të artistes i ishte shmangur tarifës doganore. /Ballkani.info/








