Morena Taraku sërish me imazhe atraktive: Ai i di sekretet e mia

Morena Taraku kohëve të fundit ka qenë shumë e komentuar në faqet rozë.

Kjo edhe për shkak të jetës së saj personale, e po ashtu pozave të ndryshme që ajo i publikon në rrjete sociale.

Por, përpos pushimeve dhe natyrës së përhershme të imazheve, kësaj radhe ajo ka ardhur ndryshe në fotosesionin e ri.

View this post on Instagram

HE KNOWS MY SECRETS 🔮

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Në disa postime në rrjetin social Instagram, bukuroshja tashmë bionde, ka mahnitur me pozat e marra.

E veshur me pantallona të shkurtra, Morena dukjes i ka bashkangjitur edhe një grim të rëndë, që po e bën të duket edhe më tërheqëse.

View this post on Instagram

🐼

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

“Ai i di sekretet e mia”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Sidoqoftë, këngëtarja dhe njëherësh modelja së fundmi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, ndërsa “F*** Your Location” mbetet hiti i saj i fundit.