Morena Taraku prezanton dhomën e saj

Morena ka zbuluar pak nga privatësia e saj.

Falë luksit që gëzon në jetën e saj, tash e sa vite këngëtarja Morena Taraku, është në qendër të vëmendjes.

Taraku me 793 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Udhëtimet e shumta në vende të shtrenjta, veshjet e deri tek ushqimet janë disa gjëra që bënë mediat rozë të shkruajnë për të.

Ajo sot ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes të cilës ka prezantuar dhomën e saj. Në dhomën e Morenës, shihet se dominon ngjyra rozë dhe ajo e bardha.