Morena Taraku paralajmëron: Turqia do më hapë dyert e botës

E akuzuan ashpër se po mashtronte për suksesin në Turqi. Ajo prej disa kohësh po punon për projekte të reja, të cilat pritet shumë shpejt të publikohen e t’i hapin rrugën për t’u bërë e famshme në tregun ndërkombëtar.

Të tillë kanë qenë edhe titujt që bukuroshja seksi ka shpërndarë në “InstaStory” së fundmi.

“Morena Taraku do të fillojë nga shteti ynë për t’u bërë një yll ndërkombëtar. Morena ka fituar çmimin si këngëtarja më e mirë e Ballkanit dhe ka përfaqësuar Kosovën në shumë kompeticione që nga viti 2010”, shkruajnë mediat turke.

“Turqia do më hapë dyert e botës. Po realizoj ëndrrat e fëmijërisë sime. Kam një surprizë të madhe”, u shpreh Morena për mediat turke.

Disa nga artikujt e gazetave turke me tituj: “Turqia do më hapë dyert e botës”, – ishte një tjetër artikull i publikuar në “Instastory-n” e saj.