Morena Taraku me pushime në Bejrut, shfaqet me poza tërheqëse

Ish-Missi dhe këngëtarja, Morena Taraku njihet për jetën luksoze që bën e që e tregon me postime të ndryshme në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshja nga Peja ka nisur pushimet dhe si destinacion të radhës ka përzgjedhur Bejrutin.

Nga atje nuk kanë munguar poza provokuese që Morena ka sjell për fansat në Instagram ndërsa edhe shihet e veshur me shumë stil.

Ndryshe, kujtojmë që Taraku prej vitesh është zhvendosur në Stamboll atje ku në fokus ka qenë puna e saj si influencuese dhe sipërmarrës teksa prej kohësh nuk e shohim në një projekt të ri muzikor.