Morena Taraku humb familjarin e ngushtë, prek me dedikimin ‘’Përqafoje mamin kur të takoheni’’

Morena Taraku ka dhënë sot një lajm të trishtë për humbjen e gjyshit të saj.

Gjyshi i Morenës është ndarë nga jeta ditën e sotme dhe bukuroshja këtë e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale duke emocionuar me dedikimin për të.

“Abej u prefsh në paqe. Të dua shumë gjyshi jem. Përqafe shumë mamin sot kur takoheni mas 17 vjetve”, shkruan Morena krah fotos.

Morena ka 17 vite që ka humbur nënën, mungesën e së cilës e shpreh vazhdimisht përmes dedikimeve prekëse për të.

‘Nuk kisha ndie kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishe vënë qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një momente me doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time.. më dolën lot. Po qaja si fëmijë nuk me kishe ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nënat sepse janë bota e njerëzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund”, shkruante Morena javë më parë.