Këngëtarja dhe bukuroshja shqiptare nga Kosova, e cila këtë vit më shumë është duke e kaluar jashtë atdheut së saj se brenda tij, nuk di të ndale me provokime të ndryshme.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka dërguar një mesazh të qartë për një nga ish të dashurit e saj, që duket se i kishte thënë se, “kur të ndahet nga ai, ëndrrat e saj do të merrnin fund”.
“Me kujtohet kur ish i dashuri me tha, që ti nuk do t’i realizosh kurrë ëndrrat e tua. Rrugës për një çmim në muzikë”, ka shkruar ajo, ndërsa shihet në një makinë dhe tregon gishtin e mesit.
Besohet se përveç aktiviteteve të saj si modele në Stamboll, Morena pritet, që të sjellë edhe një këngë të re, që ajo e ka prodhuar në kryeqytetin holandez, Amsterdam.







