Morena Taraku
Morena Taraku falënderon ata që e ngushëlluan për humbjen e mikut, jep një mesazh të veçantë
Ditë më parë Morena Taraku humbi mikun e saj, Eronit Sermaxhaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë të cilës nuk i bëri ballë.
Humbjen e tij në një moshë të hershme, Morena po e vuan shumë dhe postimet për të në rrjetet sociale nuk i ka ndaluar prej momentit kur e kuptoj lajmin e hidhur.
Ndërsa, së fundi modelja dhe këngëtarja e njohur ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime, të cilat sipas saj ia kanë lehtësuar dhimbjen.
Foto: Morena Taraku/Instagram
Tutje në shkrimin që ka postuar, Morena ka dhënë edhe një mesazh të veçantë, duke këshilluar që ta duam njëri-tjetrin sepse humbja është e përjetshme.
“Më falni që nuk kam mundur të ju falënderoi një nga një, por ngushëllimet e juaja me kanë bërë më të fortë. Nuk jam provuar më herët me një humbje të një shoku kaq të afër për mua, ishte aq e vështirë sa nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë. Duajeni njëri-tjetrin sa ta keni sepse humbja është e përjetshme”, ka shkruar ndër tjera Morena.
Foto: Morena Taraku/Instagram
Morena ishte pothuajse e pandashme nga miku i saj Eroniti, pasi edhe postimet me të në rrjetet sociale ishin të shumta.