Moore: Pa SHBA-të, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Gregory Moore, profesor amerikan i historisë dhe sigurisë ka thënë se pa Uashingtonin nuk do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të kontribuojnë në një zgjidhje paqëdore, por që sipas Moore, problem mbetet presidenti amerikan, Donald Tramp, pasi siç u shpreh ai, Trump është i paparashikueshëm dhe nuk dëgjon askënd.

Kështu ka bërë të ditur Moore në një intervostë dhënë për mediumin serb “KosovaOnline”, transmeton lajmi.net,

I pyetur nëse është shqetësuese caktimi i dy të dërguarve special nga SHBA, pra Përfaqësuesin Special i Sekretarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer dhe Richard Grenell të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Moore ka thënë se emërimi i tyre nuk është aspak shqetësim për rajonin.

“Unë nuk i di rrethanat në të cilat Palmer dhe Grenell janë emëruar si të dërguar specialë. Mund të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje për marrëdhëniet midis të dyve, por në çdo rast nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. SHBA dëshiron të kontribuojë në një zgjidhje paqësore midis Serbisë dhe Kosovës”, u shpreh Moore.

Mirëpo, sa i përket çështjes së një konflikti të mundshëm, Moore ka thënë se kjo nuk do t’i konvenonte askujt.

“Unë nuk mendoj se konfliktit në rajon i përgjigjet kushdo, përveç ndoshta nga rusët, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se SHBA do të kërkojë një zgjidhje adekuate për problemin kompleks. Ëtshtë e rëndësishme që të dy palët të angazhohen për një proces që përfundimisht do të çojë në një zgjidhje të pranueshme”, u shpreh më tutje Moore.

Profesori amerikan po ashtu ka bërë të ditur se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë do t’i sillte pikë shumë të rëndësishme presidentit Trump mirëpo, Moore nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të arrihet marrëveshja finale Prishtinë-Beograd, pavarësisht se ëhstë përfolur se kjo të ndodhë para zgjedhjeve presidenciale amerikane më 2020.

“Administrata aktuale përfiton më shumë nga zgjidhja me Kinën, por në këtë pikë, me tërheqjen e presidentit, çdo fitore në politikën e jashtme është e rëndësishme. Zgjidhja për problemin e Kosovës në publikun amerikan nuk mund të krahasohet me likuidimin e Bagdadit , por në Pensilvani dhe Ohio, ku ka komunitete të forta serbe, është një çështje shumë e rëndësishme dhe mund të jetë lajm që do t’i sjellë pikë Trump. Sa do të ndikojë kjo në zgjedhje, nuk e di, shumë gjëra mund të ndodhin”, theksoi Moore.

“KosovaOnline”, e ka pyetur Moore se përse ai disa hërë ka deklaruar që Trump është i paparashikueshëm dhe nuk e dëgjon askën dhe se si mund të ndikojë kjo në Ballkanin Perëndimor.

“Çështja është, le të themi vetëm, se veprimet e tija kanë minuar besimin e një numri të madh të vendeve në SHBA, dhe ai madje mund të humbasë zgjedhjet. Dhe pasardhësi i Trump do të ketë probleme të mëdha duke u përpjekur të rimarrë atë besim, dhe nëse Trump fiton një mandat tjetër, unë pres të njëjtën rrëshqitje siç shikojmë tani. Një ditë ai thotë se do të vendos sanksione, disa ditë më vonë ai flet për diçka tjetër. Është e vështirë të parashikosh se cila do të jetë lëvizja e tij e ardhshme dhe çfarë mund të presim nga SHBA”, deklaroi Moore për “KosovaOnline”.

KosovaOnline: Çfarë mendoni se Trump do ta këshilloj ambasadorin Grenell për Kosovën?

“Si të këshillon dikush që nuk të dëgjon. Kjo është ajo që thashë më parë. Ai nuk u beson diplomatëve profesionistë. Është sektorit të inteligjencës ai që zgjedh njerëzit që i pëlqen, dhe kur ai ndalon t’i pëlqejë ata, ai zgjedh të reja. Të gjithë faktorët janë në lojë, ky është problemi kur keni një personalitet të tillë si Trump”, u përgjigj Moore.

Ai po ashtu ka thënë se nuk e kupton përse deri më tani presidenti Trump nuk e ka vizituar Ballkanin Perëndimor e në veçanti, Serbinë.

loading…