Monsary kthen Lamborghini Urusin në një super veturë sportive

Lamborghini Urus është SUV-i i parë që ofrohet nga prodhuesi italian i veturave super sportive, e i cili si model standard është shumë i fuqishëm e shumë tërheqës.

Por kështu si duket nuk mendon edhe kompania gjermane e modifikimit të veturave Monsary, të cilët kanë zgjedhur këtë veturë për ta bërë edhe më ekskluzive.

E quajtur Monsary Lamborghini Urus Venatus, kësaj veture i janë bërë shumë përditësime, duke e bërë edhe trupin e saj më të gjatë se sa që është në modelin standard e rrotat speciale Yavin 24 inç.

Monsary nuk ka zbuluar specifikat e ndryshimet e bëra në motor, por kanë theksuar se kufijtë e fuqisë së saj mund të zhvendosen në mënyrë të konsiderueshme, varësisht preferencave të klientëve.

loading…