Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Nathalie Loiseau, ka folur mbi procesin zgjedhor në Kosovë, duke shprehur keqardhje për disa aspekte problematike.

Ajo e cilësoi si dështim publikimin e vonuar të rezultateve për shkak të problemeve teknike, ndërsa sfidë i quajti edhe votat e diasporës.

Nga ana tjetër, vlerësoi risitë në proces, duke theksuar se kanë ndihmuar në transparencë më të madhe.

Loiseau kritikoi ashpër gjuhën e vrazhdë të përdorur nga kundërshtarët politikë sidomos nga partia në pushtet  dhe bojkotimin e disa mediave, duke e konsideruar këtë të fundit si një pengesë për informimin e drejtë të votuesve.

Po ashtu, ajo ngriti shqetësime për pjesëmarrjen e ulët të grave dhe qasjen e kufizuar të personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje.