Monitori i HP tregon ekranet e dy pajisjeve njëherazi

Krahas një laptopi super të hollë, HP gjithashtu prezantoi ditën e djeshme një monitor super të gjerë të lakuar. I quajtur S430c, monitori 43.3-inç nuk është modeli më i mprehtë dhe atraktiv që kemi parë por ka disa veçori që të tjetër nuk i ofrojnë.

Mund të lidhni dy pajisje njëherazi dhe të tregoni ekranet e tyre në ekran ngjitur me njëri tjetrin sikur të kishit dy monitorë 24-inç.

Dhe jo vetëm por falë procesorit të ekranit dhe një softueri të quajtur HP DeviceBridge, mund të transferoni të dhëna mes dy kompjuterëve thjeshtë duke tërhequr nga njëri ekran tek tjetri.

Të dhënat do të dërgohen tek kompjuterët respektivë përmes lidhjeve të tyre USB-C në ekran. Vetë ekrani ka rezolucion 4K 3,840×1,200 dhe frekuencë rifreskimi prej 60Hz.

Me shkëlqim maksimal prej 350 nits, ekrani mund të tregojë deri në 99% të ngjyrave në spektrin sRGB. S430c gjithashtu vjen me një kamër pop-up IR për kyçjes përmes Windows Hello, si dhe dy porta USB-C dhe katër porta USB-A.

Gjithashtu është edhe një portë HDMI, DisplayPort dhe portë audio. Ajo që bën diferencën me këtë monitor është mundësia për të transferuar të dhëna dhe lidhja e dy pajisjeve njëherazi.

Monitori S430x del në shitje për 999 dollarë nga 4 Nëntori.

loading…