Monica Bellucci prezanton të dashurin e ri
Gjatë javës së modës në Paris, Monica Bellucci ka prezantuar të dashurin e saj të ri. Italiania e famshme jetën e saj të dashurisë me sukses e ka fshehur nga sytë e publikut, prandaj të gjithë tani duan të dinë se ku është i përzgjedhuri i saj i ri, Nicolas Lefebvre, shkruan “Zëri.info”.
Të gjitha shikimet ishin të drejtuar në Minica-n dhe Nicolas në këtë ceremoni, në të cilën ata janë paraqitur duke u mbajtur për dore. Dhe me këtë është bërë e qartë se ky është njeriu me të cilin ajo është në lidhje që nga pranvera e vitit 2017.
“Ekziston një mashkull në jetën time”, kishte thënë atëherë Monica. Edhe pse zeshkania nuk kishte dashur të zbuloj se për kënd bëhet fjalë, tani ajo ka vemdosur ta prezantoj para të gjithëve. Mësohet se ai është 18 vite më i ri se ajo.
