Momenti kur shpëtohet gruaja e moshuar nga zjarri në Vushtrri

Një banesë është kapluar nga zjarri mesditën e së premtës në Vushtrri.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Bajrush Kosumi, ka bërë të ditur se një grua e moshuar është shpëtuar nga ekipi i zjarrfikësve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kosumi ka thënë se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm për Komunën e Vushtrrisë.