Video

Momenti kur shoferi qëllohet me automatik nga militantët e Hamasit

Një veturë civile u sulmua nga militantët e Hamasit kur po përpiqej t’iu shmangej sulmeve.

Pamjet e publikuara nga DailyMail janë të ditës kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit (7 tetor), ku shoferi po lëvizte në rrugë, e duke u tentuar t’iu largohej, militantët qëlluan me automatik.

Fillimisht veturës i thyen xhamin e përparmë, e më pas ai u ndalua në qoshe të rrugës.

Shoferi u tha se ishte pjesëmarrës në festivalin ku grupet e Hamasit vranë dhe kidnapuan.

Nuk është bërë e ditur nëse ka arritur të mbijetojë.