Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Bërnjakë, në veri të Kosovës, kishte ca momente tensioni për shkak të reagimeve të protestuesve serbë aty, të cilët kanë tentuar që të hidhnin zall në rrugë me qëllim bllokimi të qarkullimit.

Mirëpo, kjo gjë ishte ndaluar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës, të cilët ishin detyruar të hidhnin edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Serbët po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinje dhe Bërnjak, dy pikat kufitare, pasi që sot u vendos reciprociteti në targa. /Ballkani.info/