Momenti kur serbët e thyejnë veturën e Policisë së Kosovës me gurë (Video)

Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic

Por, pas arrestimit të serbit, Policia e Kosovës është sulmuar nga huliganët serbë në veri.

Në videon e publikuar, shihet se si një veturë e Policisë Kosovës goditet me gurë nga disa persona, e po ashtu has edhe në vështirësi nga veturat tjera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.