Momenti kur polici e plagos grabitësin e armatosur

Më 13 nëntor të vitit 2017, në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren, dy persona të armatosur kishin kryer një grabitje në filialin e Western Union dhe ishin larguar.

Gjatë ikjes së grabitësve, njëri prej tyre kishte qëlluar policin T.Z., i cili kishte filluar t’i ndiqte me armë.

Në ndjekje e sipër, polici T.Z., duke qenë i rrezikuar, ka shtënë me armë zyrtare në drejtim të grabitësve duke e plagosur njërin nga ta.

Duke ikur, grabitësve u kishin rënë nëpër tokë paratë e vjedhura.

Për t’u kryer ekzaminimet balistikore, përkohësisht arma e policit ishte sekuestruar.

Arma më pas nuk u përdor më si prove në procedurë penale, për shkak se ekspertimi i saj ishte kryer. Me këtë rast, prokurori i shtetit kishte vendosur që t’ia kthente armën zyrtare policit T.Z.

Insajderi ka siguruar edhe një video nga momenti kur grabitësit marrin paratë dhe momentin kur polici i ndjekë dhe pastaj shkrepë me armë drejt grabitësve.