Momenti kur plasin grushtet e karriget në nëndegën e LDK-së në Mati (VIDEO)

Pas rrahjeve në disa degë të LDK-së Prishtinë e Ferizaj, një e tillë sërish ka ndodhur para pak çastesh në degën e kësaj partie në Mat.

Aty, simpatizantët e kësaj partie janë parë teksa janë rrahur në mes vete.

Ndër të tjera njëri prej tyre shihet teksa gjuan edhe me karrige në drejtim .

Dëshmitarët kanë thënë se disa persona janë shoqëruar në polici, ndërsa Ballkani.info ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafën, por ai nuk është përgjigjur. /Ballkani.info