Momenti kur pjesëtarët e ROSU-së bëjnë shqiponjën pas aksionit në veri (VIDEO)

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, tashmë trupat policor kanë filluar tërheqjen.

Policët në detyrë kishin hasur edhe në rezistencë, ku ka pasur edhe të shtëna armësh me ç’rast janë plagosur katër zyrtarë policor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Ballkani.info.

Pas mbarimi të aksionit, pjesëtarët e njësitit ROSU janë shfaqur të kënaqur me përmbushjen e misionit, teksa njëri nga ta shihet duke bërë ‘shqiponjën’ me duar. /Ballkani.info