Vëllezërit Gëzim e Faik Gashi janë arrestuar në Prishtinë si të dyshuar për plantacionin me drogë në Klinë që u zbulua gjatë muajit gusht të këtij viti.
Ballkani.info i ka siguruar pamjet nga aksioni në Arbëri të Prishtinës. Dy të arrestuarit e kishin kërcënuar edhe prokurorin e Pejës, Ersan Qavolli.
Njësiti i Antidrogës në Pejë ka arritur të realizojë aksione të suksesshme kundër drogës në zonën e Dukagjinit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë.







