Momenti kur Miss Serbia e bën ‘shqiponjën’ gjatë vizitës në Kosovë, reagojnë mediat serbe (VIDEO)

Dje në Kosovë është organizuar një eveniment nga kompania e derivateve të naftës ‘Petrol Company’.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë modele të shumta nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe vendet fqinje të Kosovës.

Çfarë u ka lënë përshtypje pjesëmarrësve, ka qenë mentaliteti i hapur i ‘Miss Serbia’, e cila gjatë sfilatës bëri edhe ‘shqiponjën’.

E pyetur për këtë veprim, ajo ka thënë se nuk e ka problem ta bëjë shqiponjën dhe e konsideron si respekt.

“Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”, ka deklaruar modelja serbe, përcjell Ballkani.info.

Veprimi i Miss Serbisë ka ngjallur reagime të shumta në mediat serbe, të cilat e kanë kritikuar ashpër modelen. /Ballkani.info