Pas më shumë se dy orë kanë qëndruar të ngujuar minatorët e Stantërgut. Ata tashmë janë nxjerru jashtë, pas një ndërhyrje që u bë.

Minatorët kishin mbetur të ngujuar në minierë si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.

Ndërkohë, dalja e tyre u bë pas lëshimit të përkohshëm të rrymës në Minierën e Trepçës.

Ndërsa për këtë ka njoftuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Stantërg, Shyqiri Sadiku, i cili kishte deklaruar se janë duke bërë përpjekje që përmes lidhjeve elektrike alternative të mundësohet dalja nga zgafella e minatorëve. Sipas tij, numri i minatorëve ka qenë mbi 100, ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Gatë kohës sa minatorët ishin të ngujuar, Lluka ka thënë se gjendja e tyre nuk është alarmante dhe se se miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesa e ajrosjes.

https://www.youtube.com/watch?v=nIgcsQP3GJs