Puna e Lionel Messit në fushë nuk është për të mbrojtur, mirëpo pesë-herë fituesi i Kupës së Botës i shqetësoi disa tifozë me mungesën e motivimit të tij për të vrapuar në ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Amerikës kundër Brazilit.
Një video e publikuar në rrjetet sociale nga ndeshja të cilën Brazili e fitoi me rezultat 2-0 tregon se Messi nuk pranoi të përfshihet për të bërë presion ndaj skuadrës braziliane.
12 minuta pas filimit të ndeshjes, lojtarët e Brazilit janë vetëm duke ia pasuar njëri-tjetrit topin në mesin e fushës dhe edhe pse Sergio Aguero tenton ta bëjë ndeshjen më garuese, Messi nuk lëviz pothuajse fare.
Ylli i Barcelonës dështoi të ketë ndikim vendimtar në ndeshje me Kombëtaren e tij, pasi që Brazili i shfrytëzoi rastet që i pati dhe dy golat e Gabriel Jesusit dhe Roberto Firminos e dërguan “Selecaon” në finale kundër Perusë.
Messi il s’en blc pour de vrai pic.twitter.com/0qIYKuuXu4
— Sofian 🧊 (@sfn_sofian) July 3, 2019







