Çdo të premte tanimë “Hell’s Kitchen” nga Renato Mekolli sjell të papritura dhe situata nga më të ndryshmet.

Por gjatë mbrëmjes së djeshme, ndodhi diçka aspak e këndshme për njërin nga konkurentët.

Teksa po përgatistnin gatimet e tyre, shef Renato mori një telefonatë ku iu dhe lajmi se gjyshi i konkurentit të quajtur Oligert, kishte ndërruar jetë.

Në të tilla kushte, Renato u afrua pranë Oligertit duke i treguar se në familjen e tij ka ndodhur një fatkeqësi.

Menjëherë djali u shoqërua nga makina e “Top Channel” drejt shtëpisë.